Të dielën, në ambientet e New York College Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Liter-Art organizoi diskutimin e librit të Novruz Aabilekajt “Enveri dhe të tjerët në jetën time”.
Ky diskutim pritej me shumë interes dhe për këtë qëllim ishin marrë të gjitha masat nga ana e LITER-ART për të pasur një diskutim dinjitoz dhe me vlera letrare dhe artistike .
Salla me kushte komode u mbush shumë shpejt, pasi dhe koha ( pas një shiu të madh ) gëzohej për Noken, se e kishte gëzimin e parë që shtronte një sofër letrare me shok, miq dhe krijues të shumtë .
Bukuria skenike dhe interpretimi artistik i regjisorit dhe aktorit Lefter Simoni me pjesë të zgjedhura nga proza dhe poezia e N.Aabilekës çeli diskutimin letrar. Më pas Mjeshtri i Madh Miho Gjini paraqiti në rrugë studimore vlerat dhe punën krijuese të autorit, ku nuk kurseu dhe disa mendime ndryshe. Zoti Thanas Boçi analizoi “memoralistikën publicistike” të Abilekajt, që e cilësoi “një model katarsisi për t’u distancuar nga e kaluara”.
Shumë i këndshëm dhe me profesionalizëm në fushën letrare Ardi Stefa vlerësoi personalitetin e N.Aabilekës në kurajën letrare të trajtimit të jetës përtej viteve 1990 . I veçantë dhe me timbër të thellë analitikë ishte diskutimi i poetit dhe shkrimtarit “rebel”, Nase Janit që përcillte mesazhe miqësie dhe artistike për arritjet e publicistikës së autorit.
Zoti Adriatik Arifi teksoi se “nëpërmjet këtij libri autori na jep rastin të marrim kurajën të diskutojmë vitet e një sistemi të pa kthyeshëm për popullin tonë, pavarësisht nga doza e ideologjizmit”.
Të pranishmit u njohën dhe me mendimet diskutantëve të tjerë si Marash Mëhilli, Hamit Siqenca, Spiro Xhavara dhe Koço Mërtiri, si dhe miku i hershëm i Novruzit, i ardhur nga larg për të përshëndetur, zoti Fluzi Musai.
Në kujtesën e të pranishmëve la gjurmë mendimi letrar dhe analiza e ngjeshur me mendime për vlerat publicistikë të N.Abilekës, i dramaturgut dhe kritikut Skënder Demolli. Ai e quajti librin si “arritja më e mirë deri më sot në lëmin e publicistikës në letërsinë shqipe”.
Më pas ambienti u bë shumë festiv. Aktorët Anastas Kozdine dhe Lefter Simoni me zërin e tyre i dhuruan të pranishmëve recitime të bukura nga proza e N.Aabilekës .
Një koktej i përgatitur si për miq të zgjedhur shoqëroi muzikën e bukur me plot ngjyra dhe ritëm e Kompozitorit Spartak Tili dhe bashkëshortes së tij, Anthulla. Spartaku, që si gjithmonë, në raste të tilla kompozon për krijuesit këngë me tekst të vet poetëve, këtë rast kompozoi një këngë shumë e bukur me titull “Përrallëza e mohimit”.
Muzika, kënga, vera dhe rakia i përcollën familjes Aabilekaj urimet më miqësore për suksese të tjera në krijimtari shkrimtarit.
Dhe së fundi, ndjej obligimin të theksoj edhe diçka tjetër: Një risi e veçantë po duket në horizont. Disa qytetarë emigrant po ndjejnë “detyrimin” moral për të sponsorizuar në botimet e librave të krijuesëve. Dallandyshja e parë ja na erdhi. Ajo është stilistja Zonja Dodona Qose e cila sponsorizoi botimin e librit të N.Abilekës “Enveri dhe të tjerë në jetën time”.
Po kështu Shoqata “Vëllazërimi” dhe Kryetari saj, në mënyrë individuale zoti Adriatik Arifi që ndihmuan në shpenzimet për aktivitetin . Një gjë të tillë bëri dhe miku i Novruzit, zoti Fluzi Musai
Arqile Gjata
E Hene, 23 Shkurt 2009