



Mare nga http://www.athina984.gr/node/38716
Nga jeta e komunitetit tone ne Greqi
Ne aksionin e madh per pyllezimin ne Glifadhe do te mare pjese edhe komuniteti Shqipetar ne Greqi me inisiativen e shoqates Vellazerimi nene drejtimin e kryetarit te saj Zotit Adriatik Arifi . Ne biseduam me zotin Adriatik rreth ketij organizimi dhe jo vetem kaq.
Bardha Mance : Zoti Adriatik, jeni drejtues I ri I kesaj shoqate me nje vizion te ri per punen dhe veprimtarine e shoqatave tone dhe pergjithesisht te komunitetit tone ne Greqi. Ne kete drejtim jane ndermare hapa te rendesishme. Cfare aktivitetesh konkrete po zhvilloni ne kete periudhe?
Adriatik Arifi: Faleminderit per mundesine qe na jepni te bisedojme me bashkeatdhetaret tane , duke I ftuar njekohesisht ne aktivitetet qe ne po organizojme ne menyre qe te kemi nje pjesemarje sa me masive dhe njerezish te rinj ne menyre te vecante. Keshtu aktiviteti me I afert ku do te mare pjese aktivisht shoqata jonë është pjesëmarrja në mbjelljen e 45.000 pemëve ne pyllin e Imitos në zonën e Glifadhës , pyll i cili u shkatrua pas djegies së madhe në verë të 2007-ës. Rigjenerimi i pyllit në këtë zonë organizohet me inisiativen e TV ΣΚΑΊ΄ dhe të organizatës për mbrojtjen e pyjeve Imitu.
Mesazhi i kësaj pjesëmarrje në mbjellje vjen nga solidariteti për të pastruar mjadisin e përbashkët, për të krijuar një klimë më të mire për Athinën që është edhe jona. Kryesia e shoqatës do të organizojë pjesëmarrjen sa më të gjerë të anëtarëve dhe simpantizantëve të saj.
Ne te jemi te ndergjegjshem se jeta jone eshte e lidhur me kete vend dhe për më tepër jeta fëmijëve tane. Shkatrrrimi ekologjik që ndodhi në Greqi, edhe në Shqipëri, ishte nje shkatërrim qe do ta ndjejnë brezat e ardhshëm sepse që të rindërtohet një pyll duhet te kalojne shume vite. Prandaj ne duam të jemi active në përmirësimin e të ardhmes së fëmijëve tanë.
Bardhe Mance : Ky eshte nje aksion interesant dhe I dobishem. Keto aksione na ndihmojne ne ne radhe te pare duke na bere me te ndjeshem ndaj problemeve sociale dhe ndihmijne njekohesisht per tu integruar me mire ne jeten e shoqerise ku ne jetojme.
Adriatik Arifi : Lidhur me kete problem per tu njohur me mire me institucionet e vendit ku jetojme ditën e diel, më 22 shkurt, nga një grup anëtarësh dhe simpantizantësh të shoqatës, do të vizitojmë mjedisin e Parlamentit Grek. Qellimi yne eshte : njohja me ambjentet , historine e ketij parlamenti dhe me momentet me te rëndësishme te jetës politike të zhvillimit të kushtetutës greke.
Kështu mendojmë se përcjellim më mire edhe mesazhin e bashkëjetesës midis emigrantëve dhe popullsisë greke si dhe vlerat positive në raportet midis fqinjëve.
Bardhe Mance : Bashkeatdhetare te dashur ndoqet biseden me zotin Adriatik Arifi . diten e premte ne emisionin Gjithnje prane jush do te jene te ftuar ne studio studente veprimtare te shoqates Vellazerimi per te biseduar me gjere rreth ketyre aktiviteteteve